Serie A/ Napoli gabon në ‘Maradona’, leksion i Fiorentinës

Serie A/ Napoli gabon në ‘Maradona’, leksion i Fiorentinës

22:51, 08/10/2023

Humbje e papritur e Napolit 1-3 në shtëpi përballë Fiorentinës. Skuadra e drejtuar nga Rud Garcia nuk ia doli të merrte pikë ndaj ekipit vjollcë, që u tregua cinike në mundësitë që iu dhanë për ta ndëshkuar kundërshtarin.

Shënuan për miqtë Brekalo, Bonaventura dhe Gonzalez, që e bënë të pavlefshëm barazimin e përkohshëm të Osimhenit me penallti.

Nis me gol sfida mes Napolit dhe Fiorentinës në stadiumin “Maradona”.

Skuadra vendëse u kap në befasi në minutën e shtatë, Lucas Martinez Quarta goditi shtyllën me topin që përfundon në këmbët e Brekalos, i cili nuk zhgënjen duke e dërguar në rrjetë, 0-1.

Barazohet sfida në stadiumin “Maradona” në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë.

Osimhen shndërron në gol një 11-metërsh të fituar nga ai vetë.

Kur pritej goli i dytë i Napolit, që do të përmbyste rezultatin, Fiorentina kthen epërsinë me Bonaventurën, që përfiton nga një top që i del me fat në një pozicion tepër të volitshëm, 2-1.

Kundërsulm vrastar i Fiorentinës në shtesë, Gonzalez vulos fitoren 1-3.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco