Formula 1/ Verstapen siguron fitoren e 14-të, triumfi në Katar bën më të bukur festën e titullit

Formula 1/ Verstapen siguron fitoren e 14-të, triumfi në Katar bën më të bukur festën e titullit

22:38, 08/10/2023

Max Verstapen ka festuar në mënyrën më të mirë të mundshme titullin e tretë kampion radhazi që siguroi që një ditë më parë pas garës sprint në Çmimin e Madh të Katarit.

Holandezi i Red Bull triumfoi në garën e sotme, duke konfirmuar dominimin absolut të tij.

Verstapen dominoi që në start dhe në një pistë ku të gjithë vuanin nga vapa e tepërt, ai nuk bëri asnjë gabim duke drejtuar thuajse si një robot deri në fundin e 57 xhirove, që i dhuruan suksesin e 14-të të këtij sezoni ku nuk kishte rivalë.

Ai la pas dy makinat MekLaren të Piastri dhe Norris, që kanë konfirmuar progresin që u bë në këtë pjesë të sezonit nga skuadra e tyre.

Më pas me radhë ishin Rasëll, Lëklkerk, Alonso, Okon, Botas, Guanju dhe Perez që mbyllën garën në zonën e pikëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco