Superliga e Kosovës/ Ballkani ndalet në Prishtinë, por mbetet i vetëm në krye

Superliga e Kosovës/ Ballkani ndalet në Prishtinë, por mbetet i vetëm në krye

23:24, 08/10/2023

Ballkani ndal serinë e fitoreve radhazi Superligën e Kosovës. Skuadra e Ilir Dajës, ende në ethet e entuziazmit të fitores historike ndaj Dinamos së Zagrebit në “Fadil Vokrri” (2-0), barazoi 1-1 me Prishtinën, por mbetet më krye të klasifikimit, tashmë me 20 pikë, një më shumë se ndjekësi më i afërt, Llapi.

Sfida e zhvilluar në kryeqytet pati më shumë emocione gjatë pjesës së pare, fraksion u shënuan të dy golat.

E zhbllokoi takimin Nazmi Gripshi pas thuajse gjysmë ore lojë, por vendësit e kthyen baraspeshën në rezultat pas vetëm katër minutash me sulmuesi Blesa.

Rezultati mbeti i pandryshuar edhe gjatë pjesës së dytë, kështu që të dyja skuadrat ndanë pikët.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco