Fitore me kosto të lartë, Dybala fut në stres Mourinhon dhe tifozët e Romës

Fitore me kosto të lartë, Dybala fut në stres Mourinhon dhe tifozët e Romës

22:25, 08/10/2023

Tifozët e Romës në ankth për Paulo Dybalan. Sulmuesi argjentinasi u largua nga fusha në fund të pjesës së parë të ndeshjes mes Cagliarit dhe Romës për shkak të dhimbjes së fortë që ndjeu në gjurin e majtë pas një përplasjeje me Pratin.

Paulo i kishte duart në fytyrë për një kohë të gjatë, çka të jepte përshtypjen se bëhej fjalë për një dëmtim serioz, ndërsa Mourinho në flokë, i alarmuar si i gjithë stoli verdhekuq.

Lajmi i mirë, që jep shpresë, është se Dybala doli me këmbët e veta, pa pasur nevojë për barelë.

Dybala do të duhej të nisej nesër për t’iu përgjigjur ftesës së Argjentinës, por vështirë se në këto kushte fizike mund të japë kontribut në kombëtare.

Sa i përket ndeshjes, Roma fitoi thellë 1-4 në Cagliari, sfidë në të cilën spikati Lukaku me dygolësh.

Shënuan gjithashtu për verdhekuqtë Aouar dhe Belotti. Në minutën e 86-të Nandez realizoi golin e nderit për Cagliarin.

Dy fitore radhazi për skuadrën e Mourinhos, por kjo e fundit me shijen e hidhur që ka dëmtimi i Dybalas.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco