VIDEO/ Tension te Manchester City pas humbjes, Haland dhe Walker bëjnë sherr me stafin e Arsenalit

VIDEO/ Tension te Manchester City pas humbjes, Haland dhe Walker bëjnë sherr me stafin e Arsenalit

22:05, 08/10/2023

Arsenali arrin fitoren e parë ndaj Manchester Cityt në Premier Ligë pas tetë vitesh.

Suksesi i “Topçinjve” nuk është përtypur dot nga skuadra e trajnerit Guardiola, ku nuk ka munguar edhe tensioni mes palëve pas ndeshjes.

Dy lojtarët e Cityt, Haland dhe Walker, u përplasën me stafin e Arsenalit në “Emirates Stadium” pas përfundimit të ndeshjes. Arsenali fitoi me rezultat 1-0, falë golit të Gabriel Martinelit në fund të takimit.

Kamerat e ndeshjes kapën Haland dhe Walker duke u përplasur dhe kërkuar konfrontimin fizik me disa anëtarë të stafit të trajnerëve teksa po merrnin rrugën drejt dhomave të zhveshjes.

Pamjet treguan se kishte debate dhe disa shtyrje mes norvegjezit dhe trajnerit portierëve ​​të Arsenalit, Nikolas Jover, i cili dikur ka punuar te Mançester City.

Incidenti ndodhi pranë tunelit dhe Walker më shumë ishte në rolin e shuarjes së debatit, duke u kujdesur që situata të mos përshkallëzohej më tutje, pasi Haland ishte shumë i nervozuar.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco