Izraeli në luftë, UEFA merr vendimin për ndeshjen me Zvicrën

Izraeli në luftë, UEFA merr vendimin për ndeshjen me Zvicrën

21:21, 08/10/2023

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA ka vendosur ta shtyjë ndeshjen mes Izraelit dhe Zvicrës, e planifikuar të zhvillohet të enjten që vjen në Tel Aviv.

Izraeli u përfshi në sulme befasuese me raketa dhe tokësore nga Hamasi palestinez, ndërsa vendi e deklaroi gjendjen e luftës.

Kjo ka bërë që UEFA ta konsiderojë si të rrezikshme mundësinë e zhvillimit të ndeshjes kualifikuese për Euro 2024 ndërmjet Izraelit dhe Zvicrës duke e shtyrë atë.

Për këtë siguron Kombëtarja Zvicerane e Futbollit përmes llogarisë së saj zyrtare në Twitter.

“UEFA ka vendosur që nuk do të zhvillohet ndeshja ndaj Izraelit kohën e caktuar. Ne do t’ua komunikojmë nesër se si do të jetë programi i ri i ekipit kombëtar. Grumbullimi i ekipit do të ndodhë siç ishte planifikuar nesër në Zurich”, njofton Federata Zvicerane.

Pra, Xhaka e Shaqiri me shokë s’do të udhëtojnë drejt Izraelit të mërkurën, duke vazhduar të ushtrojnë në Zvicër për t’u bërë gati për sfidën tjetër ndaj Bjellorusisë, më 15 tetor.

Njëjtë si ndeshja mes Izraelit me Zvicrën, edhe dueli ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, i paraparë të zhvillohet të dielën e ardhshme, mund të shtyhet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco