Milani nxjerr në shitje fanellat e portierit me emrin e Oliver Giroud

Milani nxjerr në shitje fanellat e portierit me emrin e Oliver Giroud

21:06, 08/10/2023

Olivier Giroud është bërë protagonist në ndeshjen e Serisë A ndaj Xhenoas jo si një sulmues, por si një portier.

Ai veshi fanellën dhe dorashkat e Menja në minutat e fundit të sfidës dhe në një moment ndihmoi skuadrën e tij me një dalje duke grushtuar topin për të ruajtur fitoren 1-0.

Për këtë arsye, klubi i Milanit ka vendosur që të nxjerrë në shitje një fanellë speciale të sulmuesit francez.

Milani bëri të ditur se për disa ditë, tifozët mund të blinin në faqen zyrtare të klubit fanellat e portierit të personalizuara me numrin  dhe emrin e sulmuesit francez nga mbrapa.

Një mënyrë shumë origjinale për të kujtuar paraqitjen e veçantë të Giroud.

Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe Federata Franceze e Futbollit ka bërë humor me këtë paraqitje të sulmuesit.

Ajo publikoi edhe një herë listën e lojtarëve të grumbulluar nga Didier Deshamp në rrjetet sociale, duke përfshirë emrin e Giroud mes portierëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco