Redon Xhixha zhbllokohet në Azerbajxhan, ‘vulos’ fitoren e Qarabagut

Redon Xhixha zhbllokohet në Azerbajxhan, ‘vulos’ fitoren e Qarabagut

20:46, 08/10/2023

Vjen më në fund goli i parë sezonal i Redon Xhixhës në kampionatin azer.

Ish-sulmuesi i Laçit dhe Tiranës realizoi golin e dytë për skuadrën e tij Qarabag, në fitoren 0-2 në fushën e Neftchi Baku në kuadër të javës së nëntë.

25-vjeçari përfitoi nga një pasiguri e portierit kundërshtar në kontrollin e topit, duke goditur me ta parën, me sferën që përfundoi direkt e në rrjetë.

Një gol me shumë rëndësi për Xhixhën, që është aktivizuar në vetëm pesë ndeshje në kampionat për arsye dëmtimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco