Superliga/ 7 gola në Partizani-Kukësi, Erzeni fiton derbin ndaj Teutës

Superliga/ 7 gola në Partizani-Kukësi, Erzeni fiton derbin ndaj Teutës

20:35, 08/10/2023

Java e tetë në Abissnet Superiore u mbyll me fitoret e Partizanit dhe Erzenit.

Kampionët në fuqi të Shqipërisë, triumfuan 4-3 ndaj Kukësit në “Arenën e Demave”.

Heroi i të kuqve ishte Archange Bintsouka, autor i tre golave. Ndërkohë që për vendasit shënoi edhe Tedi Cara që në minutën e dytë.

Edhe pse ia doli të realizonte tre gola (Mustapha Gbohalan, Altin Bytyçi (autogol) dhe Francesco Hasaj) skuadra e Stavri Nicës doli pa pikë nga kjo përballje.

Partizani ngjitet përkohësisht në vendin e pestë me 11 pikë, 5 më pak se Egnatia kryesuese, por “Demat” kanë zhvilluar dy ndeshje më pak.

Feston edhe Erzeni në derbin kundër Teutës. Skuadra nga Shijaku fitoi 0-1 falë golit të Alessandro Kacbufit 11 minuta përpara fundit të takimit.

Tri pikë të arta për Erzenin, në kuotën e 11 pikëve, ndërkohë që Teuta e Edi Martinit mbetet në kuotën e 8 pikëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco