VIDEO/ Festë në Londër, Arsenali mposht kampionët e Manchester Cityt

VIDEO/ Festë në Londër, Arsenali mposht kampionët e Manchester Cityt

19:31, 08/10/2023

Arsenali rikthehet të fitojë në Premier League kundër Manchester City në fushën e vet pas 8 vitesh.

Skuadra e Mikel Artetës iu fal golit të Gabriel Martinellit për të thyer kampionët në fuqi.

Braziliani dërgoi në ekstazë tifozët e “Gunners” katër minuta përpara fundit pas një topi të marrë nga Kai Havertz, gjithashtu i ardhur nga pankina.

Vendasit patën edhe fat, pasi gjuajtja e brazilianit u devijua nga Nathan Ake.

Sfida ishte tepër e luftuar, por munguan rastet e pastra për gol. Në fund 1-0 për Arsenalin, që thyen “makthin” Manchester City. E parakalon në renditje skuadrën e Pep Guardiolës dhe ndan kreun e renditjes bashkë me Tottenhamin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco