Bayer Leverkusen në krye të Bundesligës

Bayer Leverkusen në krye të Bundesligës

18:53, 08/10/2023

Bayer Leverkusen i pandalshëm në Bundesligë. Skuadra e Xabi Alonsos mposhti 3-0 Kolnin në “BayArena”.

Skuadra udhëtuese rezistoi deri në minutën e 22’, moment kur Jonas Hofmann zhbllokoi ndeshjen.

31-vjeçari finalizoi me gol një aksion të bukur të Leverkusenit.

Goli i dytë erdhi në minutën e 32’ me anë të holandezit Jeremie Frimpong, teksa në pjesën e dytë pati festë edhe për Victor Boniface.

Sulmuesi nigerian është ngjitur në kuotën e 7 golave në Bundesligë, kampionat që kryesohet nga Bayer Leverkusen me 19 pikë të mbledhura në shtatë javë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco