Arsenal-Manchester  City/ Mbyllet pa gola pjesa e parë, statistikat

Arsenal-Manchester City/ Mbyllet pa gola pjesa e parë, statistikat

18:32, 08/10/2023

Është mbyllur pa gola pjesa e parë e derbit anglez të kësaj fundjave, Arsenal-Manchester City.

Dy ekipet i kishin rastet e tyre, në një lojë të baraspeshuar, por nuk ia dolën të shënonin.

Në një ndeshje të ritmit të lartë, shikuesit po krijojnë atmosferë të jashtëzakonshme, ndërsa s’po mungon as spektakli në fushën e blertë, përveç golit.

“Topçinjtë” u ankuan për gjykimin, pasi konsideruan se Mateo Kovacic e meritoi të ndëshkohej me karton të kuq pas dy ndërhyrjeve të ngjashme që i bëri, pas së cilave u ndëshkua vetëm me karton të verdhë.

Arsenali dhe Manchester City ishin në sezonin e kaluar dy kandidatët kryesorë për titull të kampionit në Angli, ndërsa edhe në këtë edicion janë favoritët kryesorë për ta fituar titullin e Premierligës.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco