Portieri goditet me flakadanë në kokë, ndërpritet ndeshja

Portieri goditet me flakadanë në kokë, ndërpritet ndeshja

18:10, 08/10/2023

Ndeshja mes Montpellier dhe Clermont në elitën e futbollit francez u ndërpre në minutat shtesë të pjesës së dytë për shkak se gardiani i Clermont, Mory Diaw, u godit me flakadanë nga tifozeria kundërshtare.

Edhe pse skuadra e tyre ishte duke fituar me shifrat 4-2, sërish ultrasit e Montpellier nuk u kursyen dhe hodhën në fushë një flakadan që dëmtoi në kokë Diaw.

Menjëherë në ndihmë të portierët erdhën mjekët të cilët e nxorën jashtë fushë senegalezin me ndihmën e barelës.

Të gjendur para kësaj situate, trupa e arbitrave vendosi të ndërpresë përfundimisht ndeshjen ndërsa priten edhe masa disiplinore për klubin e Montpellier e tifozerinë e tyre.

Kujtojmë se pjesë e Clermont është edhe Elbasan Rashani, lojtar i përfaqësueses së Kosovës dhe që në këtë sfidë u aktivizua për 71 minuta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco