Derbi shqiptar në Serie A/ Hysaj mund Gjimshitin në Lazio-Atalanta

Derbi shqiptar në Serie A/ Hysaj mund Gjimshitin në Lazio-Atalanta

17:50, 08/10/2023

Përballja mes dy mbrojtësve të mbrojtësve të kombëtares në  Seria A, Hysaj-Gjimshiti, ka folur për shkodranin e Lazios, që triumfoi 3-2 ndaj Atalantës.

Takimi nisi vrullshëm për lacialët, që në 11 minuta e para shënojnë dy gola.

Fillimisht ishte De Ketelar që shënoi autogol në portën e tij, më pas në të 11-ën dyfishon Kastelano.

Ederson shënoi për Atalantën në minutën e 33-të dhe në shifrat 2-1 u mbyll pjesa e parë.

Në të 63-ën bergamasit barazojnë me Kolasinak dhe Vecino në të 83-ën shënon dhe i jep tri pikët Lazios.

Të dy mbrojtësit kuqezi vijnë në grumbullimin e Kombëtares pas 90 minutave të luajtura sot në duelin Lazio-Atalanta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco