Spektakël dhe gola, barazime në tri duelet e Premier League

Spektakël dhe gola, barazime në tri duelet e Premier League

17:36, 08/10/2023

Barazime me gola në tri takimet e Premier League. Brighton dhe Liverpool ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2 në “Amex Stadium”, ndërkohë që i njëjti rezultat u regjistrua edhe në West Ham-Newcastle. Pa fitues edhe dueli Wolves-Aston Villa (1-1).

Simon Adingra kaloi vendasit në avantazh (20’) pas disa gafave të lojtarëve miq, por “The Reds” përmbysën rezultatin në fundin e pjesës së parë me anë të Salah, i cili realizoi dy gola.

Të parin e shënoi pas asistit të Darwin Nunez dhe të dytin nga pika e bardhë e penalltisë.

Gjithsesi, skuadra e Roberto De Zerbit evitoi humbjen falë golit të kapitenit Lewis Dunk 12 minuta nga fundi.

Spektakël dhe gola edhe në West Ham-Newcastle. Vendasit e mbyllën fraksionin e parë në avantazh nëpërmjet golit të Tomas Soucek.

Suedezi Alexander Isak realizoi dy herë brenda pesë minutave, duke kaluar bardhezinjtë në avantazh. Por, skuadra londineze shënoi sërish një minutë përpara fundit.

Me ganezin Mohammed Kudus që i dhuroi një pikë të rëndësishme skuadrës së David Moyes. Barazim edhe takimi Wolves-Aston Villa (Hee-Chan Hwang/Pau Torres).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco