SYRI TV/ Nis minimaratona 'Skampa 2023' në Elbasan, garuesit vrapojnë në disiplinat 5, 10, dhe 21 km

17:30, 08/10/2023

Rreth 1500 vrapues nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës morën pjesë në minimaratonën “Skampa 2023” që ka nisur për herë të parë në Elbasan. Garuesit vrapuan në disiplinat 5, 10 dhe 21 km. Aktiviteti pritet të kthehet në traditë për qytetin e Elbasanit, duke synuar që veç anës sportive, t’i shërbejë turizmit dhe ekonomisë.

SYRI TV

Elbasani startoi këtë të diel për herë të parë minimaratonën “Skampa 2023”. Rreth 1500 pjesëmarrës nga Shqipëria dhe nga 16 vende të ndryshme të botës si Anglia, Austria, SHBA, Sllovenia, Ukraina, Gjermania, Serbia etj., vrapojnë në disiplinat 5, 10 dhe 21 km. Aktiviteti ka pasur interes të madh dhe rëndësi të veçantë për vrapuesit profesionistë, të cilët iu bashkangjitën maratonës duke vrapuar deri në 21 km në qytetin e Elbasanit. Të shumtë ishin edhe garues të moshës së tretë.

Aktiviteti pritet të kthehet në traditë për qytetin e Elbasanit, duke synuar që përpos anës sportive, t’i shërbejë turizmit dhe ekonomisë.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco