Sulmuesi shqiptar shënon në Kroaci

Sulmuesi shqiptar shënon në Kroaci

16:35, 08/10/2023

Indrit Tuci gjen golin e radhës me Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci.

Sulmuesi kurbinas zhbllokoi takimin kundër Goricas, që Lokomotiva e Zagrebit po e luan në shtëpi.

Ishte minuta e 51-të kur 23-vjeçari dërgoi topin në rrjetë, duke afruar skuadrën kryeqytetase me fitoren e dytë radhazi në kampionat.

Ky ishte goli i tretë sezonal në HNL për Tucin, i cili numëron edhe dy asiste për shokët e skuadrës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco