Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Laçi bën ‘ligjin’ në shtëpi ndaj Skënderbeut

Laçi bën ‘ligjin’ në shtëpi ndaj Skënderbeut

16:08, 08/10/2023

Laçi ka mposhtur Skënderbeun në shtëpi me rezultatin e pastër 2-0 në sfidën e vlefshme për javën e tetë të Superiores.

Sfida u zhbllokua në minutën e 42-të nga Melo dhe në të 56′ Sobouale dyfishoi shifrat, duke vulosur edhe sfidën.

Pavarësisht tentativave për të barazuar, Skënderbeu nuk ja doli të merrte pikë.

Kështu sfida mbyllet me fitoren e skuadrës së Mirel Josës.

Bardhezinjtë parakalojnë Skënderbeun në renditje dhe tashmë ndodhen tri pikë larg Egnatias kryesuese.

Ndërkohë që korçarët e Ivan Gvozdenovic rikthehen te humbja pas dy fitoreve radhazi dhe renditen në vend të katet me 12 pikë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco