‘E donim me çdo kusht’/ Pep Guardiola tregon disa arsyeje pse iu iku Rice nga dora

‘E donim me çdo kusht’/ Pep Guardiola tregon disa arsyeje pse iu iku Rice nga dora

13:07, 08/10/2023

Arsenal dhe Manchester City do ta zhvillojnë derbin e javës së 8 në Premier Ligë.

Do të jetë një përballje e dy skuadrave që janë pretendentë kryesorë për titullin e kampionit në Angli.

Arsenali e ka fituar një duel me Cityn jashtë fushës së blertë, pasi arriti të nënshkruajë me Declan Rice i cili gjithashtu kërkohej nga Man City.

Pep Guardiola e ka pranuar se e kanë dashur transferimin e Rice me çdo kusht dhe se e kanë humbur garën me Arsenalin.

‘Me siguri të gjithë e dinë që City e donte atë, ne e donim atë. Ai mund të luante jo vetëm kur Rodri nuk mundej, tha Pep.

Më tej trajneri spanjoll tha se ndoshta ka ndikuar oferta më e lartë e Arsenalit, ose Arteta e ka bindur më shumë lojtarin.

‘Në fund, Arsenali e shtyu më shumë dhe e donte më shumë, ndoshta Arteta ishte më bindës se unë, ose vetë klubi, ose oferta e tyre. Ne mund ta përballonim atë ndoshta më pak, prandaj’, u shpreh Pep.

Kampioni në fuqi i Anglisë kishte ofruar 80 milionë sterlina, por në fund Topçinjtë bën një ofertë prej 105 milionë duke transferuar mesfushorin anglez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco