Mourinho thyen heshtjen, tregon se në cilin kampionat do të shkoj pas largimit nga Roma

Mourinho thyen heshtjen, tregon se në cilin kampionat do të shkoj pas largimit nga Roma

12:39, 08/10/2023

Jose Mourinho është futur në vitin e tij të tretë si trajner i skuadrës italiane Roma.

Megjithatë largimi i tij në Olimpico në fund të sezonit duket i pashmangshëm pasi kontrata e portugezit skadon me Giallorosët dhe nuk pritet të rinovohet.

Trajneri portugez e ka pranuar se një ditë do të punoj në Arabinë Saudite dhe për këtë është i bindur.

“Unë jam aktualisht pjesë e Romës dhe deri në ditën e fundit të kontratës do të jem i përqendruar te Roma. Më tej nuk i dihet, askush nuk mund të flasë me siguri për të ardhmen, por bindja ime është se do të punoj në Arabinë Saudite”, tha Mourinho.

Special One ka thënë se transferimi i Cristiano Ronaldos te Al Nassr ka ndryshuar krejtësisht realitetin e Arabisë Saudite. 

Nuk e di se kur, por jam i bindur se një ditë kjo do të bëhet realitet. Mendoj se transferimi i Cristiano Ronaldos e ndryshoi tërësisht realitetin e Arabisë Saudite, tani shumë lojtarë po transferohen në Lindjen e Mesme”.

“Bëhet fjalë për futbollistë që nuk janë në fundin e karrierës, por në vitet e tyre më të rëndësishme. Tani Arabia e ka seriozisht”, u shpreh Mourinho.

Portugezi edhe këtë edicion kishte oferta nga Arabia Saudite, por vendosi t’i refuzonte për t’i qëndruar besnik Romës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco