Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestojnë përpara parlamentit, policia blindon godinën

Pochettino ‘tremb' Brojën: Po punojmë për merkaton e janarit

Pochettino ‘tremb' Brojën: Po punojmë për merkaton e janarit

22:50, 29/09/2023

Mauricio Pochettino paralajmëron Napolin për sulmuesin e tyre Victor Osimhen, për të cilin flitet për një transferim të mundshëm në merkaton e ardhshme, atë dimërore.

Emrat e blerësve të mundshëm që qarkullojnë janë ata të Chelsea dhe Al Hilal .

Ndërkohë sot, duke folur në një konferencë për shtyp, menaxheri i ‘Bluve’ ka zbuluar se janë duke punuar për afatin kalimtar të janarit.

“Osimhen? Po punojmë për janarin. Ne po punojmë gjithashtu për rikuperimin e lojtarëve të lënduar, si Nkunku që do të na ndihmojë të shënojmë më shumë gola dhe të jemi më solid.

Ka lojtarë që nuk përballojnë dot 70 ndeshje. Por për ne trajnerët bëhet e vështirë, sepse çdo lojtar do të donte gjithmonë të luante. Dhe është gjithashtu presioni për të fituar. Shkurtimisht, është një temë e vështirë dhe një temë e ndërlikuar.”

Ardhja e Osimhen do ta bënte akomë më të vështirë situatën e Armando Brojës i cili sapo u rikthe nga dëmtimi dhe pret minutat e tij për të treguar potencialin maksimal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco