Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Mocioni, pse Edi Rama u fsheh pas Lindita Nikollës?

Largohet Bejzade, te Laçi rikthehet 'strategu' i Superiores

Largohet Bejzade, te Laçi rikthehet 'strategu' i Superiores

22:45, 29/09/2023

 

Humbja e fundit ndaj “bluve” të Dinamo i ka dhënë fund “aventurës” së teknikut, Skerdi Bejzade në stolin e “kurbinasve” të Laçit, teksa deri më tani arriti të grumbullojë vetëm 7 pikë, në 7 javët e para të kampionatit.

Largimi i Bejzades i ka lënë “vendin”, një “legjende” mes teknikëve shqiptarë dhe ai është Mirel Josa, me 60-vjeçarin që është rikthyer pas një viti e gjysmë në pankinë e “bardhezinjve” të Superiores.

Trajneri 5 herë kampion i Shqipërisë bëhet kështu trajneri i tretë i “kurbinasve” këtë edicion, duke konfirmuar kështu krizën e thellë, në të cilën ndodhet skuadra e Laçit, në këtë fillim të sezonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco