Real Madridi do të tentojë transferimin e sulmuesit të Totenhemit, Son Heung-Min në merkaton e verës së ardhshme.
Përveç Kilian Mbapesë, “Los Blancos”, duan edhe shërbimet e kapitenit të “Spursave”.
31-vjeçari korean është pjesë e klubit anglez që prej vitit 2015 dhe ka një kontratë të vlefshme deri në 2025-ën.
Pavarësisht kësaj Reali do të bëjë të pamundurën që kjo lëvizje të ndodhë.
Vetë Son shpreson që të luajë një ditë me skuadrën më të titulluar në Europë.
Shumë vite në ishull me Tottenhamin dhe vetëm dy finale të humbura (Champions+Carabao).
Son dëshiron të fitojë trofe dhe Reali është mundësia më e mirë për ta bërë.
Gjithsesi, arritja e akordit me presidentin Daniel Levy nuk do të jetë një mision i lehtë për spanjollët.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: