Sebastian Haller: Humbja e titullit me Dortmundin më dhembi më shumë se kanceri

Sebastian Haller: Humbja e titullit me Dortmundin më dhembi më shumë se kanceri

14:51, 28/09/2023

Sebastian Haller luajti rol jo të vogël në ecurinë fanatike të Borusia Dortmundit përgjatë sezonit të shkuar në Bundesligë, aty ku në javët e fundit bomberi nga Bregu i Fildishtë mori nuancat e “protagonistit”, ndonëse titulli mbeti sërish në Mynih.

Së fundi, “pyka” e verdhezinjve e ka cilësuar humbjen e kampionatit si më të dhimbshme edhe sesa kanceri.

“Ende më kujtohen ato çaste plot zhgënjim nga takimi i fundit kundër Mainzit. Të gjithë besonim se titulli ishte në duart tona, por ja që nuk ndodhi kështu. Ajo plagë e shkaktuar në javën finale më ka lënduar më tepër edhe se sëmundja e kancerit”, tha mes notave të larta Sebastian Haller në median e “Sport Bild”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco