Inter Miami dështon pa Messin, humbet finalen e Kupës

Inter Miami dështon pa Messin, humbet finalen e Kupës

12:30, 28/09/2023

Pa Lionel Messin në skuadër, Inter Miami u mund nga Houston Dynamo në finalen e Kupës së SHBA-ve të mërkurën mbrëma apo mëngjesin e sotëm (e enjte), me kohën tonë.

Messi u la jashtë skuadrës pasi vazhdon të përballet me një dëmtim dhe mungesa e Jordi Albës i bëri gjërat më keq për ekipin e Inter Miamit që çaloi në finalen e kupës.

Kjo tregoi në fund kur Inter Miami humbi dhe Houston Dynamo ngriti kupën lart.

Kështu dukej gjatë gjithë kohës, pasi Dynamo ishin në kontroll të plotë të lojës, duke filluar me golin e minutës së 24-t të Griffin Dorsey.

Ishte një gol i bukur nga mbrojtësi i Dynamos, i cili e la pa asnjë shans portierin Drake Callender.

Vetëm pak minuta më vonë, rezultati ishte 2-0, pasi DeAndre Yedlin bëri një penallti që u konkretizua nga Amine Bassi.

Dynamo dukej se vulosi fitoren me një gol nga Nelson Quinones, por u anulua për pozicion jashtë loje.

Kjo u pa si shtysë për Inter Miamin, por ata shënuan vetëm në minutat e fundit përmes Josef Martinez duke humbur në fund me rezultatin 2-1.

Megjithatë, Inter Miami nuk do të duhet shumë të mendojë për humbjen pasi ata do të përballen me një ndeshje që duhet të fitojnë në MLS kundër New York City FC këtë fundjavë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco