Për herë të parë në histori një skuadër ‘e vogël’ kryeson në Spanjë

Për herë të parë në histori një skuadër ‘e vogël’ kryeson në Spanjë

11:23, 28/09/2023

La Liga ka një kryesues të ri. Janë katalanas, por nuk quhen Barcelona.

Janë modestët e Gironës, të cilët pas shtatë javëve të para kryesojnë kampionatin me 19 pikë, 1 më shumë sesa Reali i Madridit dhe +2 nga Barcelona.

Viktima e radhës e skuadrës që për herë të parë në historinë e saj kryeson La Ligën dhe që ka vetëm katër sezone në elitë, u bë Villareali.

“Nëndetëset e verdha” u fundosën 2-1 në shtëpinë e tyre pavarësisht se kaluan në avantazh me Parehon në fillim të pjesës së dytë. Por Dovbik dhe Garsia përmbysën rezultatin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco