Allegri shpërthen pas humbjes: Titulli? Nëse jemi në top katër është sukses

Allegri shpërthen pas humbjes: Titulli? Nëse jemi në top katër është sukses

08:36, 24/09/2023

Juventusi ka pësuar humbjen e parë në kampionatin italian Serie A, teksa është mposhtur nga Sassuolo me rezultatet 4-2.

Ka qenë një ndeshje e dobët e torinezëve, me Sassuolon që shfrytëzoi gabimet e mbrojtjes së Zonjës së Vjetër duke realizuar golat.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka thënë se nëse skuadra e tij në fund të sezonit arrin vendin e katërt, atëherë do të ishte shumë sukses.

 ‘Ishte një ditë ku nuk ishim të lidhur mendërisht. Kemi luajtur një ndeshje të thjeshtë në fazën mbrojtëse sidomos, pa i kuptuar rreziqet që na kanoseshin’.

 ‘Kemi pësuar gol me gjuajtjen e parë, por perceptimi edhe që para tij ishte se me kokën ishin në ajër. Kjo është një ndeshje e që duhet të na japë mësime, nuk ishim fenomene më parë dhe nuk jemi bidonë as tani. Duhet të rritemi dhe duhet të punojmë që të mbetemi të lidhur me ndeshjen për të gjithë 95 minutat’, tha Allegri.

 ‘Që nga e enjtja kisha ndjesinë e një euforie të përgjithshme. ‘Juventusi duhet të fitojë kampionatin’. Jo, nuk është kështu, pasi ka nisur një cikël i ri. Nëse Juventusi mbërrin mes katër skuadrave të para bën një rezultat të madh dhe mbi këtë duhet të jemi realistë, duhet kuptuar që do të ketë vështirësi të mëdha për të fituar çdo ndeshje’.

 ‘Brenda një viti ka gjithmonë një ndeshje rokamboleske dhe këtu ndaj Sasuolos ndeshje të tilla ndodhin shpesh’.

 ‘Kjo ndeshje duhet të na dhurojë ndërgjegjësimin që për të arritur mes katër të parave duhet bërë shumë, ndaj duhet ta qepim gojën pasi kemi humbur tre pikë dhe të martën për fat kemi një ndeshje në shtëpi me Lecçen me të cilën do të duhet të kërkojmë tre pikët’, tha Allegri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco