‘Perla’ e Bruno Fernandes i jep fitoren Manchester United

‘Perla’ e Bruno Fernandes i jep fitoren Manchester United

23:16, 23/09/2023

Manchester United largon krizën e rezultateve në Premier League falë suksesit 0-1 në fushën e Burnley-t.

“Djajtë e Kuq”, që vinin pas dy humbjeve radhazi me Brightonin dhe Arsenalin me të njëjtin rezultat 3-1, triumfuan falë një goli fantastik të shënuar nga Bruno Fernandes me një goditje fluturimthi brenda zonës, pas një asisti perfekt thuajse nga mesfusha nga Evans.

Më herët, skuadrës së Teg Hag iu anulua një gol (u shënua nga Evans), për pozicion jashtë loje.

Skuadra e Burnely-t u përpoq me të gjitha forcat për të gjetur të paktën një gol, që do të shmangte humbjen, por “Djajtë e Kuq” e ruajtën portën të paprekur, duke siguruar në fund fitoren e tretë sezonale (kanë pësuar po kaq humbje).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco