Pioli: Shoh shumë negativitet rreth lojtarëve të mi

Pioli: Shoh shumë negativitet rreth lojtarëve të mi

23:01, 23/09/2023

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, analizoi fitoren 1-0 ndaj Veronas në Serie A.

Në prononcimin për mediet pas këtij takimi, tekniku italian u shpreh se ndaj lojtarëve të tij ka shumë negativitet, ndërsa shtoi se kjo fitore do u bëjë mirë.

“Ne luajmë gjithmonë për të fituar dhe kjo e sotmja është një fitore e rëndësishme në fund të një ndeshjeje të lodhshme. Nuk e kuptoj pse, por shoh shumë negativitet që njerëzit kanë për lojtarët e mi. Ndoshta ndërtimi i lojës ishte pak i ngadalshëm, por ne luajtëm si ekip, duke punuar si ekip dhe kjo fitore do të na bëjë mirë”, tha Pioli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco