Humbja e shëmtuar me Sasuolon, Allegri: Nuk ishim mirë mendërisht

Humbja e shëmtuar me Sasuolon, Allegri: Nuk ishim mirë mendërisht

21:57, 23/09/2023

Pas humbjes së shëmtuar ndaj Sassuolos, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, u shfaq i hidhëruar para gazetarëve.

“Kemi luajtur një ndeshje me mendje të lehtë. Ne duhet të mësojmë nga kjo humbje. Kemi zhvilluar një ndeshje të dobët dhe duhet të përmirësohemi. Ishte një ndeshje e rëndësishme dhe humbëm pikë të rëndësishme.

Unë e di se cilat janë pikat e forta dhe të dobëta të kësaj skuadre, megjithatë, ne nuk duhet të dekurajohemi. Ne kemi një ndeshje në shtëpi të enjten dhe duhet të marrim tri pikë,” shtoi Allegri.

Në vijim të analizës, Allegri tha se e kishte kuptuar që në fillim të sfidës se Juvja ishte në telashe.

“Ishte një ndeshje ku ne e humbëm përqendrimin tonë mendor. Nuk ishim agresivë në çdo top. Në fillim të ndeshjes pata ndjesinë se ishim në telashe. Kjo humbje duhet të na bëjë të reflektojmë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco