Lajmi i fundit

LIVE-PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Nga 0-2 në 3-2 për 10 minuta, përmbysje e ‘çmendur’ e Barcelonës kundër Celta Vigos

Nga 0-2 në 3-2 për 10 minuta, përmbysje e ‘çmendur’ e Barcelonës kundër Celta Vigos

20:40, 23/09/2023

Barcelona i bën tifozët e saj me zemër. Skuadra “blaugrana mori një fitore të pabesueshme me përmbysje (3-2) në shtëpi përballë Celta Vigos në një sfidë ku luajti si skuadër e madhe vetëm më minutat e fundit, pasi u gjen në disavantazh të dy golave.

Lewandowski (dygolësh) dhe Joao Cancelo i dhanë fitoren Barçës në një takim që ndoshta meritonte edhe ta humbte.

Celta Vigo befason Bracelonën në stadiumin “Montuic”. Ekipi galician, shfrytëzoi një pasiguri në mbrojtjen katalane, për të zhbllokuar rezultatin me Larsen në minutën e 19-të.

Barcelona nuk ishte në një ditë të mirë dhe kjo u pa qartë nga mënyra sesi u zhvillua ndeshje në minutat në vazhdim: paqartësi në përmbylljen e aksioneve dhe çekuilibër në mbrojtje, e kapur disa herë e papërgatitur në prapavijë.

Celta humb shumë mundësi për të shënuar golin e dytë, derisa në të 76-tën Douvikas e detyron portierin Twer Stegen ta nxjerrë sërish topin nga porta e tij, 0-1.

Vetëm pak minuta më vonë, Barcelona (81’) u rikthye në lojë me golin e Robert Lewandowskit, që lëshoi një parabolë e cila e kaloi vijën fatale pasi u përplas në traversë.

Në të 85-tën, “bomberi” barazoi rezultatin me golin e dytë personal, këtë herë i shërbyer nga Joao Cancelo.

E pabesueshme ajo që ndodh në “Montjuic”: Joao Cancelo realizoi golin e përmbysjes së madhe, i shërbyer me mjeshtëri nga Gavi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco