Kukësi del nga kriza, Skënderbeu surprizohet në shtëpi

Kukësi del nga kriza, Skënderbeu surprizohet në shtëpi

20:04, 23/09/2023

Kukësi mori fitoren e parë në këtë edicion të ri, duke mundur minimalisht Skënderbeun brenda në Korçë.

Skuadra e Stavri Nicës iu fal një goli të shënuar nga Reçi në pjesën e parë për 3 pikët që u japin shpresë kuksianëve.

Në anën tjetër Skënderbeu pësoi humbjen e tretë radhazi e duke rrëshqitur në renditje.

Minutat e para të lojës ishin më të mira për Skënderbeun, që ishte dominues në mbajtjen e topit, por dhe në raste.

Megjithatë Kukësi arriti që të shënonte në të parin rast.

Pas një goditje nga këndi, një topi i larguar jo mirë shkoi tek Reçi, që goditi nga një distancë e konsiderueshme dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Në vijim, korçarët ngulmuan dhe krijuan disa raste, por kuksianët e menaxhuan mjaft mirë pjesën e mbetur të lojës, duke marrë një fitore shpresë, që i çon në të njëjtën kuotë me Dinamo City-n.

Korçarët mbeten me 6 pikë duke pësuar humbjen e parë për këtë edicion në shtëpi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco