Realizoi ndaj Atleticos në Champions, portieri i Lazios tani shihet si golashënues

Realizoi ndaj Atleticos në Champions, portieri i Lazios tani shihet si golashënues

19:51, 23/09/2023

Goli i fundit i Ivan Provedel ndaj Atleticos së Madridit, në mbrëmjen e debutimit të Lazios në këtë edicion të Champions League, çoi në ekstazë futbollistët dhe tifozët Lazios dhe jo vetëm.

Një shpërthim i tillë, në fakt, ka gëzuar të gjithë ata që e duan futbollin, por edhe bastexhinjtë, që besojnë se “gardiani” i Lazios do të shënojë një tjetër gol.

Sipas Tuttosport, në fakt, Provedel është përfshirë në mesin e golashënuesve të mundshëm për ndeshjen e sotme mes Lazios dhe Monzas.

Shuma e vënë për një gol të Provedel shumëzohet me 75. Meqenëse se sulmuesit e Lazios nuk po shfaqen rezultativë, Sarri mund t’i bëjë shenjë portierit për të tentuar sërish një mrekulli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco