UEFA hap votimin, Ernest Muçi kandidat për t'u zgjedhur 'Lojtari i Javës'

UEFA hap votimin, Ernest Muçi kandidat për t'u zgjedhur 'Lojtari i Javës'

09:41, 22/09/2023

Mbrëmë u luajtën të gjitha ndeshjet e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Shumë lojtarë shkëlqyen me gola dhe disa ekipe festuan fitoren.

Në faqen e UEFA-s është hapur votimi për futbollistin e javës, ku mes tyre është edhe sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Ernest Muçi.

Ai u bë heroi i Legias së Varshavës, duke shënuar dy gola në minutën e 26-të dhe 51-të kundër Aston Vilës.

Tre rivalët e tij janë Kozulj (Zrinjski), Piotrovski (Ludogorets) dhe Ranieri (Fiorentina), ku të gjithë shënuan dopjetë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco