Kombëtarja ngjitet me tre pozicione, rivalët pësojnë zbritje

Kombëtarja ngjitet me tre pozicione, rivalët pësojnë zbritje

13:45, 21/09/2023

Është zyrtarizuar renditja e re e FIFA-s dhe duket se për Shqipërinë ka lajme të mira, me kuqezinjtë që janë renditur plot 3 pozicione më lart.

Kombëtarja shqiptare ndodhet në vendin e 62-të falë paraqitjeve mjaft të mira përballë Republikës Çeke dhe Polonisë.

Sa i përket kësaj të fundit, duket se rezultatet zhgënjyese kanë ndikuar në renditje, me polakët që kanë shkuar nga vendi i 26-të në vendin e 30-të.

Sa i përket Republikës Çeke, ajo nuk ka ndryshuar në renditje duke qëndruar në vendin e 37-të.

Rënie ka pësuar dhe Ishujt Faroe, duke zbritur me dy pozicione në vendin e 131-të.

E vetmja që është ngjitur në renditje në grupin tonë përveç Shqipërisë është Moldavia, e cila nga vendi 164-t është ngjitur në vendin 159-të.

Kosova gjithashtu ka pësuar rënie me dy pozicione, duke zbritur në vendin e 111-të.

Sa i përket 10-shes së parë, nuk ka shumë ndryshime, me Argjentinën që ndodhet në vendin e parë, duke u ndjekur nga Franca dhe Brazili, teksa Portugalia ka parakaluar Italinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco