Rekord i ri në ‘Bernabeu’, karton i verdhë pas 40 sekondash lojë

Rekord i ri në ‘Bernabeu’, karton i verdhë pas 40 sekondash lojë

12:20, 21/09/2023

Mbrëmë është regjistruar një rekord i ri në Ligën e Kampionëve.

Lucas Tousart, futbollist i Union Berlinit, ka hyrë në historinë e “Santiago Bernabeut”, një stadium që ka pritur shumë ndeshje legjendare të Champions League dhe që ka qenë dhe vazhdon të jetë shtëpia e kampionëve të mëdhenj.

Ish-mesfushori i Lyonit, tani pjesë Union Berlinit, mori një karton të verdhë pas vetëm 40 sekondash lojë për një faull ndaj Luka Modricit.

Ai theu kështu rekordin e mëparshëm të Ramelow, i cili u ndëshkua pas pak më shumë se dy minutash në 1998, kur mbante veshur fanellën e Bayer Leverkusenit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco