Portieri i Lazios: Si e shënova golin ndaj Atleticos

Portieri i Lazios: Si e shënova golin ndaj Atleticos

11:04, 20/09/2023

Provedel ishte protagonisti kryesor i Lazios në barazimin kundër Atleticos.

Gardiani i bardhekaltërve arriti të shënonte në frymën e fundit të takimit, duke i dhënë një pikë tepër të vlefshme skuadrës së Sarrit.

“Është një natë që do e mbaj mend gjatë gjithë jetës time. Jam i lumtur mbi të gjitha sepse ne arritëm të barazonim një ndeshje që nuk e meritonim ta humbnim. Më pas u kujtova që shënova në Ligën e Kampionëve. Pika ishte e merituar, por tani duhet të vazhdojmë përpara. Futbolli ndonjëherë ka të bëjë me momentet dhe jo me performancën.

Më vjen keq që duhet të barazonim në sekondën e fundit. Shpresoj që kjo pikë të na japë motivim dhe entuziazëm. Kam shënuar dhe më parë në Serinë B një gol të tillë. Kërceva dhe shënova”, u shpreh Provedel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco