Manchester City, e ka nisur me fitore bindëse mbrojtjen e titullit në Ligën e Kampionëve.
Të martën mbrëma në “Etihad”, City fitoi 3-1 ndaj Crvena Zvezdës së Beogradit.
Gjiganti anglez shpërtheu në pjesën e dytë për fitoren bindëse. Skuadra mysafire kaloi në epërsi në minutën e 45-të me golin e Osman Bukarit.
Por menjëherë në minutën e 47-të Julian Alvarez barazoi rezultatin në 1-1.
Pas një ore lojë, Alvarez shënoi golin e dytë. Ndërkohë për 3-1 shënoi Rodri.
Tifozët e Zvezdës “Dilije” brohoritën edhe në këtë ndeshje “Kosova është Serbi”.
Rreth 2 mijë tifozë serbë ishin të pranishëm në këtë duel.
"Kosovo - Serbia" chants at Etihad Stadium pic.twitter.com/T4WN4b9k1a
— Kalabaster (@KalabasterJak) September 19, 2023
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: