Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, është shprehur se zikaltrit janë përmirësuar ndjeshëm krahasuar me sezonin e kaluar për shkak të merkatos së zgjuar.
Italiani ka folur për “Radio24”, duke vlerësuar së tepërmi Lautaro Martinez: “Ky Inter është pa dyshim më i fortë se ai i sezonit të kaluar, sidomos mendërisht. Blerjet e reja, duke nisur nga Thuram e Frattesi e deri tek Carlos Augusto e kanë dhënë efektin e tyre.
Lautaro? Është duke u rritur shumë, po fiton eksperiencë, të shtunën bëri një performancë të mirë. Po shënon shumë dhe është altruist, do të mbahet mend si një sulmues i madh i këtij klubi”.
Interi do të debutojë sot në edicionin e ri të Champions League në transfertë përballë Real Sociedadit.
Zikaltrit ndodhen në Grupin D, ku bëjnë pjesë edhe Salsburgu dhe Benfica.
Të besuarit e Simone Inzaghit do të kërkojnë ta nisin me këmbën e mbarë kompeticionin, pas fitores spektakolare në derbin e Milanos kundër Milanit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: