Neymar godet kundërshtarin në Championsin e Azisë

Neymar godet kundërshtarin në Championsin e Azisë

09:55, 19/09/2023

Al-Hilal nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Skuadra saudite barazoi në shtëpi 1-1 me skuadrën nga Uzbekistani, Navbahor Namangan.

Tek Al-Hilal nuk munguan në formacionin e titullarëve yjet që ka, përfshirë edhe Neymarin.

Braziliani nuk ia doli të ndihmojë skuadrën që të regjistrojë fitore, teksa në një moment atë duket se e lëshuan edhe nervat.

Neymar rrezoi përtokë një futbollist kundërshtar, të cilin pastaj edhe e goditi me top.

Megjithatë, 31-vjeçari shmangi kartonin e kuq në debutimin e tij me Al-Hilal në Ligën e Kampionëve, duke u ndëshkuar vetëm me karton të verdhë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco