Nagelsman i pavendosur për pankinën e Gjermanisë

Nagelsman i pavendosur për pankinën e Gjermanisë

22:44, 18/09/2023

Javën e kaluar zëvendëspresidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Jans-Joakim Vacke, tha me bindje se ata nuk kishin asnjë kontakt me Julian Nagelsmanin rreth postit të trajnerit në përfaqësuese, pavarësisht se “SPORT1” i kishte bërë fakt të kryer bisedimet mes palëve.

Ditën e djeshme prestigjiozja “Bild” raportoi versionin e saj se përse ka ngecur afrimi i ish-teknikut të Bayernit në kombëtare.

Mediumi i mësipërm pohon se Nagelsmani nuk ka siguri deri në këtë pikë se federata do t’i propozojë kontratë më të gjatë përtej “Euro 2024”.

Pra, hipoteza e Julianit, sipas “Bild”, koincidon me zgjedhje opsionale deri në përfundimin e kampionatit europian dhe 36-vjeçari më pas duhet t’i linte vendin një tjetër trajneri më serioz në pankinë, krahas alternativave aktuale.

Nagelsman është i gatshëm t’i thotë “po” Gjermanisë, nëse ata i servirin kushte bashkëpunimi deri në Botërorin e vitit 2026.

Në bazë të këtij skenari thuhet se ai do ta kishte më të lehtë aplikimin e filozofisë dhe ideve në kontingjentin e kampionëve të 4-fishtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco