Lazio përgatitet për debutimin në Champions League teksa bardhekaltrit i pret sfida me Atletico Madridin.
Një kundërshtar tejet i vështirë për italianët pasi “Los Colchoneros” në këto sezone kanë fituar mjaft eksperiencë në kompeticionet europiane.
Megjithatë, trajneri Maurizio Sarri dhe të tijtë do të bëjnë maksimumin për një rezultat pozitiv.
Në konferencën për shtyp, Sarri theksoi se nuk është dakord me futbollin që aplikon Diego Simeone, megjithatë sërish ka vlerësim për argjentinasin.
“E kam thënë shpeshherë që mënyra se si unë e mendoj futbollin është e ndryshme nga ajo e Simeones. Megjithatë, unë sërish e vlerësoj shumë Simeonen. Ka stilin e tij dhe me atë ia ka dalë të bëjë shumë mirë në Spanjë dhe Europë”, u shpreh Sarri.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: