Balotelli shkëput kontratën me Sion

Balotelli shkëput kontratën me Sion

10:34, 15/09/2023

Mario Balotelli raportohet se ka shkëputur kontratën e tij me skuadrën nga liga Swiss Challange (liga e dytë e Zvicrës) FC Sion dhe tani është futbollist pa kontratë sipas një postimi që ka bërë gazetari i njohur i transferëve, Fabrizio Romano

Balotelli ishte larguar nga skuadra turke Adana Demirspor, ku kishte shënuar 18 gola në ligë në 31 paraqitjet për t’ju bashkuar Sionit për një shumë rreth 2.62 milionë euro në fund të gushtit të vitit të kaluar.

Ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit kishte nënshkruar dy vite kontratë me këtë skuadër atë kohë.

Por, në fund të sezonit 2022-2023, Sion përfundoi në fundin e tabelës në ligën e parë dhe kishte rënë në ligën e dytë pas ndeshjes së play-offit kundër Stade Lausanne-Ouchy.

Pas një viti plot ecejake dhe më shumë lajme, Balotelli duhet të kërkojë për klubin e tij të 12 në karrierë, pasi që, edhe pse 33 vjeçar shumë klube do t’i ofronin atij një mundësi tjetër.

Sipas raportit të gazetës lokale, Salim Manav, të sipër përmendurit e Adana Demirspor janë të interesuar për ta kthyer Balotellin në klub pas një viti të largimit të tij për një Zvicër.

18 golat e shënuar në Super Ligë të Turqisë gjatë sezonit 2021-2022 ishin ecuria më e mirë e Balotellit në një sezon të vetëm prej që ishte larguar nga Nice ku kishte shënuar gola në sezonin 2017-2018.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco