VIDEO/ Një debutim ëndrrash për Yamal, Spanja turpëron Gjeorgjinë në shtëpi

VIDEO/ Një debutim ëndrrash për Yamal, Spanja turpëron Gjeorgjinë në shtëpi

20:10, 08/09/2023

Spanja ka mposhtur në transfertë Gjeorgjinë me rezultatin 1-7, një ndeshje e vlefshme për Grupin A kualifikuese të Euro 2024.

Në pjesën e parë të takimit spanjollët realizuan katër gola, dygolëshi të Moratës, një goli të Dani Olmos dhe një autogoli të vendasve.

Në pjesën e dytë, vendasit shkurtuan diferencat, por miqtë sërish shtuan ritmin dhe shënuan edhe tre herë të tjera me anë të Moratës, Inaki Williams dhe talentit 16-vjeçar, Lamine Yamal. Një debutim ëndrrash për talentin e Barcelonës që konfirmohet kështu si një nga lojtarët më me shumë perspektivë për të ardhmen e futbollit spanjoll dhe atij botëror.

Pas këtij trepikëshi, Spanja renditet në vendin e dytë me gjashtë pikë pas tre ndeshjeve të para ndërsa Gjeorgjia mbetet me katër pikë në vendin e katërt. Grupi udhëhiqet nga Skocia me 12 pikë pas katër ndeshjesh të luajtura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco