Arabia vendos shifrën rekord të shpenzimeve në merkato, renditet e dyta pas Premier League

Arabia vendos shifrën rekord të shpenzimeve në merkato, renditet e dyta pas Premier League

15:27, 08/09/2023

Merkato në Arabinë Saudite është mbyllur dhe skuadrat arabe kanë shpenzuar këtë verë shifrën rekord të 939 milionë euro. Liga Arabe është bërë kështu fuqia e dytë e merkatos së verës 2023, duke u renditur vetëm pas Premier League, ku u shpenzuan 2.8 miliardë euro.

Shumë yje të futbollit europian e botëror u transferuan në Lindjen e Mesme, duke mos u rezistuar dot ofertave marramendëse që erdhën që andej.

Mes tyre edhe trajneri i kombëtares, detyrë që iu besua italianit Roberto Mancini, që la kombëtaren e vendit të tij për Arabinë.

Skuadra arabe që shpenzoi më shumë këtë verë është ajo e Al Hilal, me 353 milionë euro.

Blerja më e shtrenjtë ishte ajo e Neymar, me 90 milionë euro. Në vendin e dytë renditet Al Ahli me 194 milionë euro të shpenzuara në merkato e më pas vijnë Al Nassr me 165 milionë e Al Ittihad me 110 milionë euro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco