Ballkani do me çdo kusht fazën e grupeve, Daja me një ndryshim në formacion ndaj Bates

Ballkani do me çdo kusht fazën e grupeve, Daja me një ndryshim në formacion ndaj Bates

19:45, 31/08/2023

Kampionët e Kosovës, Ballkani, janë 90 minuta larg fazës së grupeve të Ligës së Konferencës. Pas fitores 4:1 në ndeshjen e parë, krejt çka i duhet skuadrës nga Suhareka është të ruajnë avantazhin prej 3 golave në ndeshjen e kthimit ndaj Bate Borisov.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Varosi” në Mesokovesdi qytezë në veri të Hungarisë për shkak se UEFA i ka ndaluar klubet bjelloruse të luajnë në vendin e tyre dhe janë të obliguar të luajnë në teren neutral. Ballkani e dominoi në mënyrë absolute ndeshjen e parë në Prishtinë duke i lënë kundërshtarit shumë pak hapësira për të vepruar duke bërë një paraqitje spektakolare.

Daja ka menduar të bëjë një ndryshim në formacion, duke aktivizuar nga minuta e parë Zybën. Treshja sulmuese do të formohet nga Kryeziu, Gripshi dhe Tolaj.

Formacionet: 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco