Shorti i Champions League/ Interi me fat, Milan e PSG takohen në 'grupin e ferrit'

Shorti i Champions League/ Interi me fat, Milan e PSG takohen në 'grupin e ferrit'

18:54, 31/08/2023

Në sallën “Grimaldi Forum” në Monako u zhvillua ceremonia e hedhjes së shortit të fazës në grupe të Ligës së Kampioneve për këtë edicion i cili kulmon me finalen në Londër

Ishin 32 skuadra, 26 të kualifikuara direkt në këtë fazë dhe 6 të tjera të mbërritura nga eliminatoret, të cilat u ndanë në tetë grupe me nga katër skuadra. Finalja e këtij edicioni do të zhvillohet në Wembley, më 1 qershor 2024.

Spikat në Grupin A dueli Bayern – Manchester United dhe në Grupin C Real Madrid – Napoli. Me fat Interi, që kundërshtarin më të fortë në Grupin D ka Benfikën, ndërsa Milani duhet të shtrëngojë dhëmbët në Grupin F me PSG-në dhe Borussian e Dortmundit. Short relativisht i lehtë për Barcelonën, që do të ketë përballë Porton në Grupin H. Shumë me fat Manchester City në Grupin G.

Grupi A: Bayern Mynih, Manchester United, Copenhagen, Galatasaray.

Grupi B: Sevilla, Arsenal, PSV Eindhoven,Lens

Grupi C: Napoli, Real Madrid, Braga, Union Berlin

Grupi D: Benfika, Inter, Salzburg, Real

Grupi E: Feyenoord, Atletico Madrid, Lazio, Celtic

Grupi F: PSG, Borussia Dortmund, Milan, Newcastle.

Grupi G: Manchester City, Leipzig, Crvena Zvezda, Young Boys.

Grupi H: Barcelona, Porto, Shaktar Donetsk,Royal Antwerp

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco