Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Portieri titullar jashtë fushave për dy muaj, Etrit Berisha një hap larg klubit të Serie-A

Portieri titullar jashtë fushave për dy muaj, Etrit Berisha një hap larg klubit të Serie-A

13:14, 28/08/2023

Me dëmtimin e Elia Capriles (do të mungojë për një periudhë nga një muaj e gjysmë deri në dy muaj), Empoli po rikthehet me në merkato në kërkim të një portieri të ri për t'ia vënë në dispozicion trajnerit Zanetti.

Në tavolinën e drejtuesve të Empolit janë tre emra që sot kanë stigmatizimin e kandidatit ideal dhe njëri është përpara të tjerëve.

Bëhet fjalë për portierin shqiptar Ertrit Berisha (34 vjeç), i cili është pjesë e Torinos, por që nuk ka hapësirën që do të donte.

Padyshim që gardiani kuqezi nuk do ta refuzonte një ofertë të tillë, ku do të kishte mundësinë të tregonte veten derisa Caprile të kthehej.

Emra të tjerë të vlerësuar në këto orë nga Empoli janë ata të Bartlomiej Dragowskit i Spezias për të cilin do të ishte një rikthim (polaku, megjithatë, ka një vlerësim të papërballueshëm dhe duhet të lirohet në huazim në rast) dhe Simone Scuffet i Cagliarit, i blerë gjithashtu gjatë kësaj vere. Mirëpo, gjithçka tani çon te emri i Berishës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco