Tirana merr gjobën e majme nga UEFA por dënimet nuk kanë mbaruar

Tirana merr gjobën e majme nga UEFA por dënimet nuk kanë mbaruar

17:12, 21/08/2023

Klubi i Futbollit Tirana është gjobitur me rreth 25 mijë euro për ngjarjet e ndeshjes së fazës së parë kundër Dinamo Batumit në kryeqytet. Klubi bardheblu duhet ta paguajë shumën në fjalë për shkak të hedhjes së fishekzjarreve dhe sendeve të forta në fushë.

Vendmi i është i formës së prerë por nuk përfundon me kaq. UEFA ka hapur hetim edhe për ngjarjet e duelit me Beshiktashin në “Air Albania” ku tifozët e dy skuadrave u përleshën në shkallët e stadiumit duke shkaktuar edhe shtyrjen e fillimit të ndeshjes.

Tashmë është e sigurt që Tirana do të paguajë një gjobë tjetër lidhur edhe me këtë ngjarje çka do ta rrisë ndjeshëm faturën e dëmeve që duhet të paguajë klubi bardheblu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco