U akuzua për përdhunim, Manchester United merr vendimin për Mason Greenwood

U akuzua për përdhunim, Manchester United merr vendimin për Mason Greenwood

17:00, 21/08/2023

Mason Greenwood nuk do të rikthehet më kurrë te Manchester United. Klubi anglez ka bërë më në fund publik vendimin lidhur me sulmuesin 22-vjeçar, duke njoftuar se i ka mbyllur përfundimisht derën ish-bomberit të tyre.

 

“Bazuar në provat që kemi në dispozicion, ne kemi arritur në përfundimin se materiali i postuar në internet nuk ofronte një pamje të plotë dhe se Mason nuk kreu veprat për të cilat ai u akuzua fillimisht. Thënë kështu, siç Mason e pranon publikisht sot, ai ka bërë gabime për të cilat ai merr përgjegjësinë”, thuhej në hyrje të deklaratës së klubit.

Më pas, një zëdhënës i United tha se nisur nga situata e krijuar me Greenwood pas procesit gjyqësor që e mbajti atë për dy vite larg fushave, klubi dhe sulmuesi kanë rënë dakord reciprokisht se “do të ishte më e përshtatshme që ai ta vazhdonte karrierën larg nga Old Trafford”.

“Të gjithë ata që janë përfshirë, përfshirë Mason, i njohin vështirësitë që lidhen me të dhe mundësinë që ai të rifillojë karrierën e tij me Manchester United”, u shpreh ai.

Në vijim zëdhënësi i “Djajve të Kuq” bëri me dije se klubi dhe Greenwood do të punojnë për të bërë të mundur lirimin e tij.

Ndërkohë, DailyMail raporton se detajet përfundimtare janë ende duke u diskutuar, por më shumë gjasa ka që United të vendosë të përfundojë kontratën me 22-vjeçarin.

Greenwood u arrestua pasi një sërë imazhesh dhe videosh tronditëse u postuan në mediat sociale. Ai u akuzua më vonë për tentativë përdhunimi, sjellje kontrolluese dhe shtrënguese, e njëherësh sulm fizik që i shkaktoi lëndime trupore të dashurës së tij.

Edhe Greenwood në një deklaratë për shtyp është shprehur në lidhje me vendimin e marrë nga klubi pas diskutimeve mes palëve.

“Unë u rrita duke mësuar se dhuna ose abuzimi në çdo marrëdhënie është e gabuar. Nuk bëra gjërat për të cilat u akuzova dhe në shkurt u lirova nga të gjitha akuzat. Unë marr pjesën time të përgjegjësisë për situatat që çuan në postimet e mediave sociale. Vendimi i sotëm ka qenë pjesë e një procesi bashkëpunimi mes Manchester United, familjes sime dhe meje. Vendimi më i mirë për të gjithë ne është që unë të vazhdoj karrierën time futbollistike larg Old Trafford, ku prania ime nuk do të jetë një shpërqendrim për klubin. Falënderoj klubin për mbështetjen e tyre që kur u bashkova në moshën shtatë vjeçare. Gjithmonë do të jetë një pjesë e imja që është United.”

Deklarata e Mason Greenwood

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco